Aktivistja shqiptare, e cila jeton në SHBA, Evi Kokalari është një ndër personat që ka dalë hapur në krah të ish-kryeministrit Berisha dhe i është bashkuar ‘Foltores’ me demokratët.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se ‘Foltoret’, janë kthyer në forumet më demokratike që kemi parë në 30 vitet e Demokracisë Shqiptare dhe se vetëm Sali Berisha mund ti jepte jetë këtij lloj formati.

Po ashtu, ajo thekson se një ndër qëllimet e saj është edhe ndërtimi i Konservatorizmit të mirëfilltë në Shqipëri.

‘Foltoret janë kthyer në forumet më demokratike që kemi parë në 30 vitet e Demokracisë Shqiptare. Ato janë bërë vatër bashkimi për të gjithë demokratët Shqiptarë, duke futur këtu dhe Diasporën.

Vetëm Sali Berisha mund ti jepte jetë këtij lloj formati. Personalisht e falenderoj që më ka dhënë këtë platformë pa asnjë limit, për të shtyrë atë që unë vërtetë e kam për zemër dhe që është një nga qëllimet e mia në jetë – ndërtimi i Konservatorizmit të mirëfilltë në Shqipëri.’-shkruan Evi Kokalari.