Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve në një dalje televizive që të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Thirrja e Macron vjen në një kohë kur rastet me koronavirus dhe shtrimet një spital në Maqedoninë e Veriut janë në rritje. Doza përforcuese e vaksinës do të bëhet me detyrim duke nisur nga dhjetori për personat që janë mbi 65 vjeç, shtoi Macron.
Macron bëri thirrje për përshpejtimin e vaksinimit me doza përforcuese për të moshuarit dhe ata më të rrezikuarit ndërsa shtoi se doza e tretë do t’u jepet personave të moshës 50 deri në 64 vjeç që nga fillimi i dhjetorit.
Po ashtu, ai paralajmëroi për një valë të pestë të epidemisë në Evropë dhe kishte edhe një thirrje për francezët që nuk janë vaksinuar ende. “Vaksinohuni. Vaksinohuni për të mbrojtur veten. Vaksinohuni që të jetoni normalisht,” tha ai.