Kanë kaluar pak orë nga ‘kursi i puthjes’ por befas DJ PM refuzon ti flasë Sarës.

Pajtimi ka vendosur që prej disa ditësh të ndërpresë komunikimin me atë.

Arsye është bërë konfuzioni i kësaj të fundit për t’i dhënë DJ PM të njëjtin vëmendje dhe afrimitet që ai i ka dhuruar asaj gjithë këto kohë.

Një lojë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme e thelloi edhe më shumë krizën mes tyre.

Në lojë Sarah nuk tregoi besim tek Pajtimi, edhe pse ky i fundit insistoi në këtë drejtim.

‘’Unë u betova dhe nuk mund të më provokosh deri në atë pikë. Ajo testoi besimin’’,- i tha ai Donaldit.

Pajtimi shprehu se ka vendosur që të shkëputet pak nga Sara dhe të shikojë nga larg nëse ajo do të reflektojë apo jo.

Krisja mes dy banorëve të BB VIP ndodhi pak orë pasi të dy u panë duke kaluar kohë pranë njëri tjetrit sa po qëndrojnë në shtëpinë e Big Brother. Në një moment të caktuar derisa ishin afër njëri-tjetrit, DJ PM e mëson Sarën se si duhet të puthë.