Gazetari Mero Baze ka nxjerrë një foto të Xhorxh Sorosit në Tiranë, krah të cilit ndodhet Andi Bejtja, që sot drejton TV-në e djalit të Sali Berishës.

Ai shkruan me ironi se Evi Kokalari që kërkoi shpalljen non grata të Sorosit në Shqipëri, duhet të kërkojë edhe pastrimin e televizionit të Berishës nga “agjentët” e Sorosit.

“Ky është Xhorxh Soros dhe drejtori i Qendrës shtypit Sorosit në Tiranë, Andi Bejtja, diku në fillim të vitit 1999 në Tiranë.

Gjatë konferencës për shtyp Soros shprehu lehtësimin që trazirat e fundit të shtatorit ‘98 nga ana e PD, nuk e prekën fondacionin “Soros”.

Kjo Kokalari nuk duhet t’i vërë kushte vetëm Berishës si “kryeministër”, por dhe të birit si pronarë TV, që të pastrohet nga “agjentët” e Sorosit”, shkruan me ironi Baze./ tema