Milaim Zeka ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News për të diskutuar për zgjedhjet në Kosovë.
Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si mashtrues dhe prej kësaj arsye pësoi një disfatë të madhe.
“Albin Kurti është gënjeshtar dhe mashtrues, ka bërë 1 milionë gënjeshtra e gabime. Prandaj e mori ndëshkimin.
Askush s’ka asgjë kundër Vetëvendosjes. Albin Kurti është njësoj si Ajatollahu i Iranit. Thoshte kur ishte në opozitë, asnjë në Vetvendosje s’mund të kandidojë si deputet nëse ka aktakuzë nga Gjykata e Kosovës.
Ky bëri të kundërtën.
Kur erdhi Përparim Rama, Albin Kurti me gjithë armatën që shanin me libër shpie, filloi të tallej me Përparimin se nuk dinte vendet në Kosovë.
Unë e njoh Kurtin kur kam qenë deputet. Albin Kurtin e kam pritur në Skandinavi si udhëheqës të lëvizjes studentore.
Njihem gjatë me të, kemi qenë me një anë në luftën çlirimtare, por kam biseduar me të në parlament, por Kurti mendon se është i gjithëdijshëm, mendoja që të paktën në politikën e jashtme mund të ndihmoja për shkak të njohjeve dhe kontakteve të mi të panumërt.
Ky njeri është dashuruar me veten e vet, dhe kur ndodh kjo, nuk pyet më për të tjerët. Këta janë talebanët e Vetëvendosjes, ushtria e Albin Kurtit,” tha Zeka.