“Gjuha e moskuptimit”, kjo ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tiranë-Prishtinë ku gabuam” në ABC, të drejtuar nga Baton Haxhiu.
“Shqipja është atdhe i vetëm njërës palë. Tjetra tani ka shtetin e saj. Gjuhën e njerëzve të atij shteti këtu në Shqipëri e quajnë “kosovarçe”. Pra, një gjuhë tjetër, e ndryshme nga shqipja. Njëlloj si banorët që i kanë quajtur kosovarë, të ndryshëm nga shqiptarët”, tha Haxhiu.
I ftuar në studio publicisti Migjen Kelmendi ka folur për “Atdheun e Munguar” librin e tij ku flet për gjuhën shqipe dhe dialektet e njërës palë dhe tjetrës që kanë krijuar ndasi. Diskutimet janë shtruar mbi mendimet për çështjen e identitetit. Ndër të tjera Kelmendi thotë se kushdo që flet me zanore hundore edhe sot e ka zor të martohet në Tiranë apo të krijojë karriere.
“Gjuha është shtëpia thotë Kafka. Por në shtëpinë e gjuhës që e determinuan komunistët nuk patën vend për atë që e kishin ideomë natyrore gegnishten, pra u përjashtuan. Kushdo që fliste me zanore hundore edhe sot e ka zor me u martuar janë Tiranë. Kushdo që përdor gegnishte s’ka mundësi karriere në Tiranë lërë më diçka tjetër. Paramendoni një kulturë që tutet prej një zanoreje, një fenomeni kulturor. Ky është një realiteti i rëndë i Tiranës. Dhe nuk u gjet për këto 50 e ca vjet, s’u gjet një mundësi që ai grushti i rregullave, të diskutohet , a ka nevojë për riskonstruktim?”, tha mes të tjerash ai.
Diskutimi në Tiranë Prishtinë, ku gabuam:
Baton Haxhiu: Atdhe shpirtëror dhe tingullor. Kështu e ka quajtur Franz Kafka gjuhën. Për një kohë të gjatë, shqipja ka qenë atdheu i vetëm i paprekshëm dhe përtej dallimeve i përbashkët për shqiptarët. Mirëpo, ka gati 50 vjet që ajo është atdhe i munguar për ata që, vetëm përmes heshtjes, ishin pjesë e vendimit për ta unifikuar. Shqipja është atdhe i vetëm njërës palë. Tjetra tani ka shtetin e saj. Gjuhën e njerëzve të atij shteti këtu në Shqipëri e quajnë “kosovarçe”. Pra, një gjuhë tjetër, e ndryshme nga shqipja. Njëlloj si banorët që i kanë quajtur kosovarë, të ndryshëm nga shqiptarët. Krejt këto janë pjesë e një moskuptimi të madh. Dhe, në të, shumë rëndë peshon gjuha. Mosmarrëveshjet për të janë edhe arsyet e pamundësisë për ta trajtuar moskuptimin e kudondodhur shqiptaro-kosovar.
Ai nuk kapërcehet, por madje amplifikohet nga publicistika, gazetaria dhe politika shqiptare dhe kosovare. Në këto rrafshe do të shtrihet diskutimi i sotëm, për njeriun kosovar dhe atë shqiptar, përmes lentave të dy shoqërive, me Migjen Kelmendin dhe Artur Zhejin. Migjen Kelmendinjë prej të parëve që ka bërë dokumentarin në vitin 1992, dokumentar mungesa e atdheut, ka bërë dokumentar për burgjet dhe ka shkruar librin Mungesa e Atdheut, këtu shihni si e ka përjetuar Migjeni Shqipërinë… Kush është kosovari dhe këtë e ke përdorur në formën e pyetjes në librin tënd? A janë kosovarët e ndryshëm mjaftueshëm nga shqiptarët ëpr të pasur një identitet të vetin atë Kosovar?
Migjen Kelmendi: Kush është kosovari? Këtë pyetje e kam bërë në gazetë jo se kam ndonjë përgjigje, por unë jam fasilitori i debatit. Libri është botuar në 2005 ishte shumë atraktivë në atë kohë, përfaqësues perëndimor ishin shumë të interesuar për të kuptuar si e shohin shqiptarët e Kosovës veten. Është shumë me rëndësi me lexuar dhe me marrë një informacion se si kanë menduar njerëzit publikë të shkrimit për çështjen e identitetit. Pyetja ka qenë kush është kosovari dhe a ka ekzistuar identiteti kosovar? Nuk kemi diskutuar në atë kohë për kombin. Çështja e nocioneve shkakton shumë keqkuptime, sepse dikush kombin e idealizon dhe e merr me referencë të sociologëve gjermanë, ose siç e merr bota anglo-sanksone siç është shtetësia apo kombi. Asnjëherë ska qenë çështje kombi por identiteti. Multi-etniciteti është aty në kushtetutë. Kur e quan kosovar s’ka diçka të gabueshme se kanë në ndonjë kuptim pezhorativ, e kanë me territor. Ne jemi shtetas të këtij vendi, ne quhemi kosovar sipas kushtetutës por kjo s’ka lidhje me identitetin tonë etnik.
Gjuha është shtëpia thotë Kafka. Por në shtëpinë e gjuhës që e determinuan komunistët nuk patën vend për atë që e kishin ideomë natyrore gegnishten u përjashtuan. Kushdo që fliste me zanore hundore edhe sot e ka zor me u martuar janë Tiranë. Kushdo që e përdor gegnishte s’ka mundësi karriere në Tiranë lërë më diçka tjetër. Paramendoni një kulturë që tutet prej një zanoreje, një fenomeni kulturor. Ky është një realiteti i rëndë i Tiranës. Dhe nuk u gjet për këto 50 e ca vjet s’u gjet një mundësi që ai grushti i rregullave, a ka nevojë për riskonstruktim.
Si munden me u tut si një fis jo një komb, por si fis i amazonit prej gogolave gjuhësorë që vijnë prej Prishtinës, e po flitet përmes fenomeneve si paskajorja. Kjo si bën nder një vendi që mendon se ka emancipuar. Mbrojtësit e standardit… unë s’jam pajtuar se Tirana është pijemont, unë them se është Prishtina. Tirana ja lejoi vetes me luajtur me njerëz, unë e them që këta qytetarë e kanë humbur veten se kush janë. Pse them Prishtina? Edhe nëse s’doje me qenë shqiptar duhet me qenë se ishe i rrezikuar ng një politikë serbomadhe. Në këtë flakë brumosej identiteti jonë etnik. Ne duhej ti mbronim, kur ata flisnin për shqiptarët e Kosovës që duhej me qenë të ndryshëm nga ata të Shqipërisë.
Brenda asaj ne filluam me u mbrojt me u lidh ndonëse se dinim çfarë ka ndodh me këtë vend. Na identifikoheshim qorraz me Shqipërinë. Kur vinte babai im këtej ne të gjithë e pyesnim si ishin andej si jetonin. Prapëseprapë ai të vërtetat për Tiranën si tregonte dhe vazhdonte të thoshte se isha në pijemontin e kësaj hapësire.
Fakti që ishim në Jugosllavi ne u bëmë strehë e të gjithë atyre, e të gjithë qytetarëve që ishin andej. 2 të 3 e akademisë së Kosovës janë njerëz që vijnë prej Maqedonia mali të zi. Në Tiranë nuk ndjehen mirë, në Prishtinë po. Këtu e ndiejnë veten të diskriminuar. Jo shkaku u paskajoreve, zanoreve. Këta njerëz që jetojnë sot këtu u shpërlanë prej identiteti etnik. Më të afërt kanë një djalë nga Italia se nga gjakova.
Baton Haxhiu: Shpeshherë për bashkimin flitet më shumë këtu sesa në Kosovë. Kosovarët dikur me krenari donin të bashkoheshin me Shqipërinë. Pse e duan shqiptarët sot bashkimin me kosovarët sipas statistikave sesa kosovarët?
Artur Zheji: Edhe 100 vjet më parë s’ka pasur kufi, nuk mbahet mend nodnjëherë as në kohën e bizantit një ndasi territoriale ndërmjet Losovës dhe Shqipërisë pra ka qenë e gjitha një rreth. Koncepti i kufirit ka qenë jo i zgjedhur nga shqiptarët por që u janë imponuar. Shqiptarët sduhet të kenë dhe nuk kanë memorien e kufirit sepse nuk është një gjë që e kanë krijuar ata por që e kanë pësuar. Sot ata shqiptarë që flasin për Kosovën dhe Shqipërinë janë folklorikë që e përdorin për maskarallëk kombin ose e përdorin si një fasadë dhe amplifikojnë, sepse duan të jenë bejlerë në trojet e tyre.