Ministri i Shëndetësisë gjermane, Jens Spahn tha se vendi po përjetonte një pandemi “masive” të të pavaksinuarve pasi autoritetet ngritën alarmin për rritjen e të infektuarve dhe të të shtruarve në spitale, raporton CNN
“Numri i të infektuarve dhe i viktimave ka shënuar rritje, dhe veçanërisht numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv në disa rajone të Gjermanisë, rajone ku normat e vaksinimit nuk janë aq të larta sa në rajone të tjera”, tha Spahn të mërkurën.
Deri më tani vetëm 66.8% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi ka qenë më i ngadaltë në krahasim në shtetet lindore. Ai bëri thirrje gjithashtu për të forcuar kontrollet në ambientet publike ku do të lejohet hyrja vetëm e personave që janë vaksinuar ose kanë certifikatë të Covid-19.
Shoqata Gjermane e Spitaleve (DKG) gjithashtu paralajmëroi të mërkurën për mungesat e stafit për shkak të Covid-19. Sipas një sondazhi të DKG, 72% e spitaleve kishin mungesë stafi në krahasim me vitin 2020.
Arsyet sipas DKG-së, janë dorëheqjet e stafit dhe orët e shkurtuara të punës për shkak të presioneve të pandemisë. Të mërkurën, shteti i Baden-Wurttemberg vendosi kufizime të reja pas rritjes së të shtruarve. Kancelarja gjermane Angela Merkel është “shumë e shqetësuar” për reduktimin e kapaciteteve spitalore, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane Steffen Seibert.
Pavarësisht disponueshmërisë në shkallë të gjerë të vaksinave këtë dimër në krahasim me të kaluarën, Europa është e vetmja pjesë e botës që ka raportuar raste të të infektuarve me Covid-19 globalisht, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) javën e kaluar.
Situate ka qënë më kritike në Europën Lindore dhe Rusi.