Ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur në parlament për marrëveshjen që do të ratifikohet me Maqedoninë e Veriut, ku do të përfitojnë Dibra, Elbasani, Korça dhe tre rajone të vendit fqinj.
Kjo marrëveshje dhe të tilla si kjo do ti shërbejnë vendeve tona për të ndihmuar në ndërtimin e urave dhe në hapjen e bisedimeve për procesin e negociatave në BE, tha më tej Gjonaj.
“Do të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, që na ka bashkuar edhe udhëtimi në BE”, u shpreh deputetja.
Etilda Gjonaj: Marrëveshje 11 mln e 900 mijë euro me Maqedoninë e Veriut, zonat që do përfitojnë nga kjo marrëveshje: Dibër, Elbasan, Korçë dhe tre rajone në Maqedoni. Programet që do të përfitojnë qytetarët e këtyre qarqeve janë turizmi, mbrojtja e mjedisit. Marrëveshje është në respektimin e detyrimeve por edhe në përputhje me legjislacionin e BE. Kjo marrëveshje dhe bashkëpunime të tilla i shërbejnë vendeve tona dhe ndihmon në ndërtimin e urave dhe politikave. Hapja e bisedimeve për procesin e negociatave me BE, një punë tejet voluminoze do të duhet të kryhet. Plani kombëtar për integrimin evropian që përmban të gjithë aktet do të jetë në monitorim nga Kuvendi, me qëllim matjen e arritjeve. Do të monitorohen zbatimi i rezultateve të marrëveshjeve të tilla, si ajo që po ratifikojmë sot. Do të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, që na ka bashkuar edhe udhëtimi në BE.