Në kuadër të përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar kryerjen e testit të drogës për efektivët e policisë.
Ky vendim vjen pas përfshirjes së një numri të lartë të punonjësve të policisë në aktivitete kriminale. Testi nuk do të bëhet për të gjithë policët por në mënyrë të rastësishme dhe për ata që do të ketë dyshime se mund të jenë përdorues.