Graniti, një nga banorët më të komentuar për shkak të marrëdhënies me Fifin doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Fifi, e cila shpërtheu në lot.
Ndërsa Graniti u shpreh i lumtur për shkak të mallit për familjen dhe shoqërinë. Mesa duket e lumtur është edhe motra e Granitit, prezantuesja e njohur Genta Cana.
“Bravo Granit. Mbaroi më në fund”, është shprehur ajo në një postim në Instastory.