‘Gratë e Fuqizuara’ është një histori rreth tri grave të mahnitshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat përkundër të gjitha gjasave arritën të bëhen sipërmarrëse të suksesshme, duke ofruar inspirim për gra dhe vajza përtej shteteve të Evropës Juglindore. Ato janë dëshmi e gjallë për të treguar se në rast se gratë dhe burrat I kanë të drejtat dhe mundësitë e barabarta, familjet dhe komuniteti i tyre do të përparojë dhe lulëzojë.
Jasmina Kotevska nga Suvodol, Demir Hisar është e diplomuar në Historinë e Artit, por thotë se zanati i saj është rritja e deleve: “Rritja apo mbarështimi i deleve është një traditë familjare e cila është duke vdekur ngadalë. Bujqësia ishte opsioni i vetëm i mbetur për mua. Kur fillova punën me dele, fillova të zhvilloj një ndjenjë të diciplinës dhe përgjegjësisë. Mendoj se ndikoi pozitivisht në personalitetin tim. Unë besoj se gratë janë plotësisht të afta per te bërë punë mashkullore dhe anasjelltas”. Fuqizimi ekonomik i grave është një proces transformues që i ndihmon gratë të rrisin të drejten e tyre për burime ekonomike dhe fuqinë për të marrë vendime. Investimi në fuqizimin e ekonomisë së grave, vendos një rrugë për reduktimin e varfërisë dhe për barazinë midis burrave dhe grave. Për shumë gra nuk është e lehtë për t’i manuvruar rolet e shumta gjatë sigurimit dhe kujdesit për familjet, por është përpjekja e cila shpërblehet me pavarësi dhe mundësi.
Vangelina Parmachka nga fshati Budinarci, Berovë është fermere dhe pronare e një biznesibujqësor. Ajo thotë se sfidat e përditshme janë të shumta: “Për mua, si grua, të bësh një biznes bujqësor është sfidë, pasi që më duhet të punoj si në ara dhe në fermë, dhe ende të mbaj detyrat e mia si nënë dhe amvise.” Megjithatë, mesazhet e saj janë të thjeshta: “Gra, jini të guximshme, bëhuni pronare të bizneseve tuaja bujqësore, pasi kudo që të vendosni të aplikoni, do të fitoni pikë shtesë!”
Irena Naumoska nga Gorno Konjsko, Ohër thotë se ka pasur mbështetjen e plotë të bashkëshortit të saj kur ajo filloi biznesin familjar, edhe pse nuk zotëron tokën: „Në fillim ishte e vështirë te pranonin një grua që drejton një biznes. Burri im nuk e ka kundërshtuar kurrë faktin që unë drejtoj biznesin. Kam mbështetjen e tij të plotë. Pra, çdo gjë që bëjmë, e bëjmë së bashku. Unë jam pronare e biznesit, unë e drejtoj atë restorant, por unë nuk jam pronare e tokës. Toka është ende në pronësi të prindërve të burrit tim. Kjo ndonjëherë mund të jetë pengesë pasi që ne nuk kemi të drejtë të aplikojmë për disa grante të dhëna nga autoritetet kombëtare ose grantet e huaja. Por, nëse e keni mendjen për diçka, mos u dorëzoni kurrë!”
Këto tre gra, si gratë në mbarë botën, janë aktore ekonomike të forta dhe të shkathta, duke tejkaluar barriera të vazhdueshme me bazë gjinore, në përpjekje për të krijuar sigurinë ekonomike të tyre, familjes dhe komunitetit.
Gratë japin kontribute të mëdha në ekonomi, qoftë në biznese, në ferma, sisipërmarrëse ose punonjëse, ose duke bërë punë të kujdesit të papaguar në shtëpi. Fuqizimi i ekonomisë së grave qëndron në qendër të zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik gjithëpërfshirës.
Ekonomitë në mbarë botën janë më të forta, më produktive dhe gjithëpërfshirëse kur zvogëlojnë pabarazitë gjinore dhe mbështesin në mënyrë aktive pjesëmarrjen e barabartë të grave në të gjitha sferat e jetës. Kjo është arsyeja pse Vendet e EJL (Evropes Jug-Lindore) duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të informuar dhe edukuar në mënyrë proaktive gratë rrethtë drejtave kushtetuese dhe ligjore për akses, pronësise dhe bashkëpronësise mbi tokën dhe formave të tjera te pronave, shërbimeve financiare, trashëgimive dhe burimeve natyrore.
Projektet rajonale “Mbështetje për diversifikimin ekonomik të zonave rurale në Evropën Juglindore” dhe “Fondet e Hapura Rajonale për Evropën Juglindore-Reforma Ligjore”, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Federatës Gjermane Ministria për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ), mbështesin gratë në përmbushjen e tyre ekonomike dhe potecialin social. Një nga synimet është fuqizimi i grave rurale për të kërkuar të drejtat e tyre për tokë, lidership, mundësi dhe zgjedhje, në mënyrë që ato të mund të tregtojnë mallërat e tyre dhe të japim kontributin e tyre në rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
Me mbështetje të tillë, gratë fuqizohen për të krijuar mjete më të mira jetese, për të fituar më shumë të ardhura dhe për të krijuar biznese që ofrojnë vende pune dhe rritin ekonomitë lokale.