Është e domosdoshme të binden sa më shumë individë që të vaksinohen kundër koronavirusit, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Yiannis Economou.
“Aktualisht po zhvillohet një betejë në sistemin kombëtar shëndetësor në vend, ku mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë punojnë në vijën e parë, ndërsa qeveria po përdor çdo mjet që ka në dispozicion për të forcuar shërbimin mjekësor në vend.
Në bashkëpunim me shoqatat e mjekëve, Ministria e Shëndetësisë po përpiqet gjithashtu të bindë mjekët në sektorin privat që të përfitojnë nga stimujt në dispozicion dhe të ndihmojnë sistemin kombëtar shëndetësor të mbulojë nevojat që janë shfaqur gjatë pandemisë”, theksoi Economou.
“Megjithatë, nëse nuk mund të përmbushim kërkesat aktuale mjekësore, kërkesa e mjekëve të sektorit privat do të vihet në fuqi që nga e hëna, veçanërisht në Greqinë veriore, ku sistemin shëndetësor është shumë i ngarkuar”, shtoi ai.
Economou përjashtoi mundësinë e një izolimi të përgjithshëm dhe se shoqëria do të qëndrojë e hapur në kuadër të masave që synojnë kryesisht personat e pavaksinuar.