Është zhvilluar një debat në seancën e sotme të Kuvendit, e në fokus ka qenë sjellja e deputetëve dhe pjesëmarrësve në sallë. Ministrja Belinda Balluku ka thënë se askush nga radhët e opozitës, nuk e kërkoi fjalën kur në sallë u ofenduan deputetet e mazhorancës, me fjalë denigruese si harem ose kukullat e krimit.

Nga krahu tjetër, deputetja Grida Duma, kërkoi që kolegu i saj Agron Gjekmarkaj të kërkojë ndjesë për termin e përdorur, ndërsa shtoi se askush nuk foli kur foto e saj u përdor në fushatë elektorale nga kryeministri Edi Rama.

Balluku: Nuk kam parë asnjërën nga ju të reagonte. Vazhdoni të majisni një çështje që nuk duhet të ofendohemi më. Kemi ardhur këtu si deputetë, kemi ardhur me vota, kemi dalë në fushatë. Nuk ia vlen të bëjmë bisedë që u goditën gratë apo burrat. Jemi të gjithë njësoj. Askush nuk duhet të ofendohet. Nuk mbaj mend ti thoshte dikush Gjekmarkaj që ne nuk jemi haremi i askujt. Kemi prindër shtëpi, janë të sëmurë në krevate dhe dëgjojnë gjërat më të poshtra në këtë parlament. Të dashur zonja ju mbështes shumë. Por nuk kam parë asnjë reagim. Ne mund të jemi harem por ju duhet të ngjisni këtë reotirkë teksa flasim për buxhetin. Është shumë e vështirë të jesh në politikë, është botë burrash e po mundemi të ia dalim. Nuk prekemi dot kaq shumë, por asnjë nuk u prek për ne kur u quajtëm kukullat e krimit, u quajtëm haremi. Duhet të biem të gjithë bashkë dakord, që komisioni i etikës duhet të flasë edhe për gratë e majta edhe për të djathta.

Duma: Zonjë e nderuar i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj nëse e ka përdorur këtë harem të kërkojë ndjesë publikisht. Nëse harem është çështje që e ka përdorur jashtë metaforës të kërkojë ndjesë. E dyta, në të njëjtin duel që na ftove do të çohesh e të thuash ndjesë zonj Duma që kryeministri ju përdori foton në fushatë. Pse s’u çuat ju? Sepse edhe unë ju respektoj dhe ju kam parë në një foto që keni thënë patronazhistët janë fëmijët e mi, ju do të çoheni e të thoni ndjesë zonja Duma sepse pashë atë foto tuaj në fushatë e nuk thash asgjë sepse është kryeministri im. Unë e kam nderin t’ia them kolegut tim dhe e di që më mirëkupton. Por nuk është fyese që nuk ekzistoni, është ndërgjegjësuese. Juve ju shqetëson se fjala ime zë peshë, edhe këtë pranojeni.