Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha për mediat pas mbledhjes së qeverisë se kanë kaluar në Kuvend një projektligj për noterët.
Ndryshimet që parashikon ky projektligj, tha Manja , parashikojnë një lloj vetingu për noterët, për të verifikuar për lidhje të dyshimta me persona nga bota e krimit.
Manja: Ne sapo kaluam projektligjin për noterim, një nismë shumë e rëndësishme për profesionin e noterit, që lidhet dhe me besueshmërinë e publikut te ky shërbim.
Edhe noterët tashmë do t’i nënshtrohen kontroll për lidhje me krime apo të korruptuar.
Pjesë e shërbimit nuk mund të jenë dhe s’do të jene ata që janë në listën e personave që ushtrojnë detyrën kundër ligjit pastrimit të parave dhe terrorizmit.
Përcaktohen kritere të reja për pranimin në këtë profesion, siç është në magjistraturë, përcaktohet edhe heqja e licensës siç ndodh edhe për gjyqtarët e prokurorët.
Ndryshimet që do paraqesim forcojnë integritetin e noterit dhe rrisin besueshmërinë e publikut te kjo hallkë. Ndryshimet jo vetëm përcaktojnë ndryshimet , por është një sistem vettingu, verifikim me kontakte të papërshtatshëm apo lidhje me krimin.
Ligji për noterim, ka përcaktuar dhe filtrimin për këtë gjë, është ministria e drejtësisë që do e bëjë filtrin për këtë gjë.