Dy kompani të furnizimit me energji në Holandë kanë kolapsuar për shkak të çmimeve të larta të gazit dhe energjisë.
Pas Welkom Energy, edhe kompania Enstroga njoftoi të martën se ka dorëzuar licencën e furnizimit me energji tek autoriteti rregullator.
Enstroga fillimisht u ndërpreu kontratat konsumatorëve që nuk ishin dakord të paguanin me çmime më të larta dhe pasi mori një paralajmërim nga enti rregullator, kompania raportoi se nuk ishte më në gjendje të furnizonte me energji.
De Telegraaph ka intervistuar sot qytetarë hollandezë të shqetësuar që po paguajnë fatura jashtëzakonisht të larta, te kompanitë e tjera që po i furnizojnë me energji, pas kolapsimit të Welkom Energy dhe Enstoga.
“Ndihemi të mashtruar”, thonë ata të rebeluar për De Telegraaph. Marcel Hences është prej atyre hollandezëve që rrëfen se më parë paguante një faturë prej 137 eurosh te kompania Welcome Energy, ndërsa tani një faturë prej 332 eurosh te kompania Eneco.