Tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, i mori jetën 51 viktimave. Mes tyre, 7 persona ishin të afërm të moderatores, Evi Recci.
Kjo e fundit humbi gjithë familjen e xhaxhait të saj dhe shoqen e fëmijërisë, Diena, që u gjet nën rrënoja bashkë me vajzën e saj të vogël e të ëmën.
Ditën e sotme, dy vjet pas tërmetit, Evi i ka kujtuar të gjithë të afërmit që humbi përmes një postimi në Instagram. Ajo ka postuar një foto nga fëmijëria, ku ka shkruar disa fjalë kushtuar atyre.
“Koha ikën, ikin dhe njerëzit në mënyrë të padrejtë. Në këtë ditë mendimet e mia do të jenë përgjithmonë për Kristin, Axha Edin, Klausin, Lolën, Dienën, Esielën dhe Rozën. Jeta është shumë e çmuar”, ka shkruar Evi, duke dhënë kështu edhe një mesazh të fortë.