Duke qenë se këtë javë u zgjodh nga vetë banorët si lojtari i preferuar i shtëpisë, Kledit iu dha mundësia të konsumonte mbrëmë një darkë të mirë dhe të ftonte njërin prej banorëve.
Ai zgjodhi këngëtaren Beatrix Ramosaj, për të cilën kishte shprehur edhe më herët simpati si person.
Duket se me darkën së bashku, pëlqimi i tij u “sigurua” akoma më shumë, sa Kledi i rrëfeu djemve të shtëpisë interesin e tij për Beatrixin.
“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës”- është shprehur ai, teksa teleshikuesit janë habitur nga kjo deklaratë.
Kjo pasi vetë Kledi ka treguar pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane, ndërsa tashmë po shfaq interes për një femër tjetër pa mbyllur ende marrëdhënien e tij jashtë shtëpisë.
Nga ana tjetër edhe Beatrix është shprehur se do të donte t’i jepte Kledit mundësinë ta njihte.
Pak ditë më parë, vetë e dashura e Kledit jashtë shtëpisë ka dhënë një intervistë në emisionin “Shqipëria Live”.
Ajo u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat:
Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi.
Prezantuesi e pyeti se si është ndjerë kur ai u përgjigj ‘No Comment’ për statusin e tij nëse është single apo në lidhje.
Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.