Interi po garon në të gjitha frontet, Simone Inzaghi kërkon të ketë në dispozicion një kontingjent sa më të pasur lojtarësh dhe po pret përforcime nga merkato e janarit.
Drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë vepruar shpejt dhe janë afër një goditje në prapavijë. Flasim për Malanga Sarr, qendërmbrojtësin 22-vjeçar të Chelsea, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë.
Francezi nuk po fiton besimin e Thomas Tuchel, i cili e ka aktivizuar vetëm një ndeshje në Premier League, atë ndaj Brentford në transfertë.
Mediet italiane shkruajnë se lojtari me origjinë senegaleze nuk u grumbullua nga trajneri gjerman për takimin e ditës së djeshme ndaj United në kampionat dhe ka përfituar të fluturojë drejt qytetit të modës për t’u marrë personalisht me këtë operacion.
Kalimin tek Interi po e pret me padurim, teksa bëhet e ditur se Romelu Lukaku, me të cilin ka miqësi dhe të njëjtin agjent (Federico Pastorello) e ka këshilluar lojtarin defensive të transferohet në Milanon zikaltër.
Interi e kërkon në huazim Sarr, “Blutë e Londrës” janë dakord dhe operacioni i transferimit të lojtarit në Serie A është çështje ditësh.
Në akordin mes palëve pritet të përfshihet opsioni i blerjes së Sarr nga Interi në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milion euro.
Sarr dëshiron të luajë dhe është entuziast për kalimin te kampionët e Italisë, ndërsa Inzaghi shpreson që marrëveshja finale të arrihet sa më shpejt dhe të ketë lojtarin afrikan në dispozicion të tij në muajin janar./supersport/
Home Lajme Aktualitet “Ik tek Interi”, Lukaku këshillon shokun e skuadrës të transferohet në Serie...