Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me zyrtarë të lartë Bundestagut gjerman. Në një konferencë për mediat, Meta tregoi para gazetarëve se zyrtarët e kishin paralajmëruar që të mos e përmendte me emrin e tyre si garant për veprimet e opozitës, duke premtuar edhe distancim prej tij.
Gjithashtu në fjalën e tij, ai shtoi se pas takimit me Bashën, gjermanët kishin kërkuar dhe mendimin e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend.
“Atë e thirrën në Gjermani, unë kisha vizitë të planifikuar prej muajsh. *nxjerr videon e Bashës. Do bëhej hataja, se ku e thërret popullit dhe ia lë popullin përgjegjësinë. E thirrën atje dhe i thanë ‘More djalë i mbarë, u hodh edhe një shashkë, ne do distancohemi nga ty.
Mos na përdor më ne se sikur ne të kemi thënë digji mandatet se na kanë thënë gjermanët’. Kështu i kanë thënë ata. Prandaj dridhej dhe qante ky.
Mua më thanë zoti president si mund t’ju ndihmojmë që të mos ndodhi ndonjë hata ditën e shtunë dhe të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse,”-tha Meta ndër të tjera.