Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Indrit Hoxha, në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se në 11 dhjetor do shkarkohet edhe Basha edhe Bardhi.
“Këshilli Kombëtar, ushtron këto përgjegjësi apo të drejta:
a) vendos, me votim të fshehtë, për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm
A ka ndodhur kjo gje ne Keshillin Kombetar ? Apo kryetari emeron dhe po ai shkarkon, pranktikisht kemi nje parti ky kryetari i saj do shkarkohet me 11 dhjetor dhe sekretari pergjithshem eshte nul juridikisht.
Keta te dy duan te ndryshojne dhe Kushtetuten,imagjinoni cfare mund ti bejne kur vete keta shkelin totalisht statuti e partise”, shkruan Hoxha.