Izraeli ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Vendimi, i shpallur nga ministria e shëndetësisë, pasoi miratimin nga një panel ekspertësh javën e kaluar, pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së miratoi përdorimin urgjent të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech për grupmoshat 5 deri në 11 vjeç me një dozë 10 mikrogram, raporton Reuters.
5.75 milion janë vaksinuar plotësisht kundër Covid në Izrael, përkatësisht 62.4% e popullsisë.