Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe dëborë në juglindje dhe veri. Temperaturat kanë shënuar ulje të forta.

Por deri kur të do vazhdojë moti i keq?

Gjatë natës do të ketë reshje në të gjithë vendin, që do të vazhdojë edhe nesër për të kulmuar në jug me stuhi të fortë.

Shirat do të vazhdojë edhe të hënën. Të martën vranësirat do të fillojnë që të largohen gradualisht nga territori jonë për t’ia lënë vendin nga e mërkura e në vazhdim një moti të kthjellët, por me temperatura të ulëta, tipike të stinës.