Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, edhe pse nuk është më pjesë e programit vazhdon të komentohet për jetën e saj private. Ajo është përfolur vazhdimisht pas daljes, për një lidhje me Beart Rexhepin, një tjetër ish-konkurrent të “Për’puthen”, mirëpo ajo ka mohuar se ka diçka më shumë se shoqëri.

Mirëpo, disa detaje, që nuk iu kanë shpëtuar ndjekësve, tregojnë të kundërtën. Ata kanë ruajtur marrëdhënie të mira pas programit, dhe siç shihet nga storyt, Bearti është mbase konkurrenti që Jasmina takon më shpesh.

Gjithashtu, ajo ka festuar së fundmi ditëlindjen, ku sigurisht Bearti ka qenë i ftuar, dhe nga postimet janë dukur shumë të afërt. Ndërkohë, ditën e sotme Bearti i ka dërguar Jasminës një buqetë me trëndafila të bardhë dhe dy të kuq. Ajo ka publikuar një foto të buqetës, duke etiketuar ish-konkurrentin. Natyrshëm lind pyetja, pse duhet t’ia dërgonte sot, kur festa e ditëlindjes ishte ditë më parë? Pra duket se ai ka vendosur ta ‘llastojë’ pa arsye, e kjo nuk duket shumë si marrëdhënie shokësh. Megjithatë, nuk e dimë si qëndron e vërteta. Sakaq, Jasmina është përfolur edhe se mund të jetë në një lidhje me Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, pas disa detajeve të “kapura” nga ndjekësit, mirëpo që të dy kanë treguar se nuk ka asgjë mes tyre.