Për të “avancuar” më shumë në raportin e tyre edhe Monika ka ndërhyrë me disa nga këshilla.
“Thuaja ëmbël”,- i sugjeroi ajo Valonit si një mënyrë për t’ja fituar zemrën bukuroshes.
Kësaj kërkese Valoni iu përgjigj në këtë formë: Nuk mundem, nuk më shkon të flas ëmbël, jam mësuar të flirtoj agresivisht.
Në batutë e sipër, ai i drejtohet edhe Beniadës me disa fjalë të ëmbla: Je ushqim shpirti.
Valoni ka shumë pak ditë qëndrimi brenda shtëpisë por kjo nuk e ka penguar që të ngacmojë apo flirtojë me disa prej konkurenteve.
Kujtojmë se jo më larg se disa ditë më parë ai deklaroi se do të jetë banori i parë në shtëpi që do të kryejë marrëdhënie seksuale.