Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë. Lëvizjes së Berishës iu bashkua edhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.
Lideri historik i PD-së që tashmë kërkon që të rimarrë drejtimin e partisë akuzoi Lulzim Bashën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për drejtuesit e forumit të të rinjve dhe grave.
Gjatë fjalës, FRPD ka bërë thirrje publike Bashës duke i kërkuar që ai të jap dorëheqjen. Sakaq, Berisha ka bërë një ndërhyrje duke thënë se nuk do ta lejojnë që ai të jap dorëheqjen, por do ta heqin.
“Nuk do ta lejojmë të jap dorëheqjen jo, do ta heqim”, u shpreh ish- kryeministri.