Zgjedhjet për Forumin Rinor kanë hapur një tjetër front përplasje për Lulzim Bashën. Fatbardh Kadilli, deklaroi se aktet e Bashës janë akte të krijuara nga asgjëja dhe se nuk janë statutore.
Ndër të tjera Kadilli u shpreh për MCN se Basha nuk mund të quhet dot burrë shteti, sepse nëse do të ishte i tillë pas humbjes së zgjedhjeve do duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Sipas tij Bassha është kthyer në një problem për Partinë Demokratike duke e përçarë atë dhe zgjidhja e vetme do të ishte largimi i tij sepse është një punë që siç shprehet Kadilli nuk e bën dot.
Ndërsa lidhur me mbledhjen e kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, Kadilli tha se nëse mblidhet do jetë aty sepse ai do të jetë kudo ku diskutojnë demokratët për të çliruar PD.
Intervista e plotë
1.Zoti Kadilli dua t’ju pyes fillimisht nëse kemi te bëjmë me një debat qe buron serish nga statuti siç te paktën interpretohet edhe diskutimi për mbledhjen ose jo te kuvendit kombëtar?
Aktet nuk janë statutore nuk mund të gjykohet i tillë veprimi i Bashës duke krijuar komision nga asgjëja për të drejtuar një proces zgjedhor, kemi të bëjmë me një krijim nga asgjëja. A i respekton rregullat apo është çështje e asaj partie? Forumi rinor bën mirë që refuzon iniciativën që ai ka marrë.
2.Zgjedhja si kryetar e zotit Basha 2 muaj më parë a e legjitimon këtë qasje të tij për të mos hapur një diskutim të gjerë në parti për situatën ku ndodhet kjo forcë politike?
Zoti Basha kishte një mundësi në zgjedhjet e kaluara të tregonte një gjest politikë si një burrë shteti duke dhënë dorëheqjen gjë që se ka. E kemi paralajmëruar ku do na çojë Basha, duhet të largohej, nuk hapi një proces debati por shkurtoi afatin e garës për kryetar partie vetëm e vetëm që ti vinte gozhdën e fundit arkivolit të kësaj partie. Sot tenton të hapë këto gara të forumeve për ti thënë atyre se nuk jeni më ata që jeni. E vetmja këshillë për forumin të mos ikin nga një patronom në një tjetër. Ne kemi nevojë për një forum të ri, sot është një shanc për ta, të mos ikin nga kryetari te ish kryetari, ata duhet të bëjnë zgjedhjet e tyre.
3.Përplasja në PD sa vjen e ashpërsohet ku nga njëra anë është zoti Berisha që po merr një mbështetje të gjerë në bazë dhe nga ana tjetër zoti Basha që qëndron i mbyllur në seli. Nga mendoni se buron kjo garanci e Lulzim Bashës për të vijuar të qëndrojë në krye?
Është vendim i tij kryesisht nuk ka bërë beteja për të arritur atje ku arrin përgjithësish i ka marrë betejat. Ai sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ai do duhet të jepte dorëheqjen se një kryetar ka për detyrë ta forcojë partinë kur ajo përçahet. Ai s’ka pse rri më në krye të kësaj partie. Minimalisht duhet të kërkonte zgjedhje për kryetar PD kjo është dhe këshilla ime për Bashën.
Gjithçka e ësaj përplasje fillon dhe buron që nga momenti i shpalljes së Berishës ‘non grata” nga Amerika. Nëse do duhej që Berisha të mos ishte më në politikë do duhej të mos ishte më nga vendimet tona. Bashës ja ka imponuar vetja e tij e kapur se s’mund të marrë një vendim, por nëse e heq se të thotë Amerika atëherë ti nuk je më kryetar partie.
Sjellja e Bashës është e tillë që e vë në vështirësi PD. Nëse ai s’ka kurajë ta largojë Berishën por e bën se ja kërkojnë të tjerët atëherë ai nuk është më kryetar. Basha po e përçan dita ditës partinë se bën dot këtë punë. Të largohet përfundimisht.
4.Deri në mbledhjen e kuvendit Kombëtar ne 11 dhjetor mendoni se mund te këtë zhvillime që mund të ndikojnë në proces. Pra le të themi lëvizje të organeve të drejtësisë?
Nuk më intereson ta shoh kështu politikën. Në politikë duhet të përballemi, por nuk kisha përballë Bashën por Berishën kur unë vetë u përballa. Nuk më intereson se çfarë i ndodh atij që e shoh si model i kapërcyer. Modeli që unë refuzoj është ai model i ngritur nga Berisha përmes Bashës. Manifesti politik është ai që sot gjen terren.
5.Ju zoti Kadilli do të jeni pjesë e kuvendit kombëtar?
Sa i përket pyetjes nuk e kam firmosur deklaratën për të thirrur kuvendin por nëse mblidhet do jem aty sepse do jem kudo ku diskutojnë demokratët për të çliruar PD. MCN