Disa parti dhe rajone po i bëjnë presion qeverisë italiane që të vërë në praktikë të ashtuquajturin “modeli i Austrisë”, ku prej të hënës ka filluar izolimi dhe karantina vetëm për personat e pavaksinuar. Rajonet Liguria, Alto Adige dhe Friuli pranojnë të vendosin të njëjtin kufizim në Itali. Ndërsa Romagna dhe Lombardia, Veneto janë kundër . Burimet qeveritare shprehen se deri tani nuk ka “asnjë kufizim për të pavaksinuarit”.
Ndërkohë rikoujtojmë që Austria ka ndërmarë të hënën hapin e madh në luftën me covid, një lockdown mbarëkombëtar për njerëzit e pavaksinuar që nuk kanë kaluar kohët e fundit COVID-19. Kjo është ndoshta më drastikja nga një varg masash që po ndërmerren nga qeveritë evropiane për të marrë veten nga covid19.
I njëjti model po diskutohet edhe në shtetin fqinj, Greqi ku Ministri i Shëndetësisë është shprehur se është komisioni i ekspertëve që do të vendosë në lidhje me vendimin. Ministri grek Thanos Plevris tha se karantina ndaj personave të pavaksinuar është një masë mbrojtëse dhe jo ndëshkuese. Lexo.al/