Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, në bashkimin e PD-së.
“Në 2021 nuk duhej gjendur zgjidhja te figura e Sali Berishës, pas 30 vitesh, që ka dhënë gjithçka dhe i ka marrë gjithçka PD-së, mbase do doja që të kishte elita të tjera politike, por karizmin e tij nuk e ka askush në PD. (…) Ata që flasin për mitingje i fyejnë demokratët, nuk është miting mbledhja e delegatëve. Mbetet një minorancë që për fat të keq po uzurpon PD-në. Arsyeja pse do të jem në Kuvend Kombëtar, është një forcimi i institucioneve brenda PD, edhe me Lulzim Bashën kryetar, mua s’më intereson kryetari, një pjesë e mirë e institucioneve janë anashkaluar”, tha Këlliçi.
Për Këlliçin, gjithçka që po ndodh në selinë blu po vjen si pasojë e faktit se nuk po pranohet që partia është në një krizë, e problemi, thekson ish-drejtuesi i të rinjve, zgjidhet vetëm nëpërmjet institucione. Prandaj, thekson se mbledhja e Kuvendit Kombëtar është domosdoshmëri, teksa konfirmoi edhe prezencën e tij në 11 dhjetor.
“Refuzohet që të pranohet që ka një krizë në PD që zgjidhet vetëm nëpërmjet institucioneve, nuk mundet të që të pretendojnë që të pengojmë mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar. Statuti të prevalojë, por ne nuk jemi para një kërkese për mbajtjen e një Kuvendi rutinor. Zgjidhja e vetme është të shkohet në Kuvend”, tha ai.
Sikur të mos mjaftonte ajo se çfarë po ndodhte në PD-në e madhe, edhe në FRPD tashmë janë dy procese zgjedhore të hapura, një nga Lulzim Basha dhe një nga Belind Këlliçi. Ky i fundit, ashtu sikurse më herët ka deklaruar se Lulzim basha nuk ka asnjë kompetencë në hapjen e garës për drejtuesit e të rinjve, teksa zbuloi se nuk ka ndërmend të kandidojë për të qëndruar sërish si drejtues i FRPD-së.
“U takon të rinjve që të mbajnë zgjedhjet jo sepse kështu dua unë, por sepse e thotë statuti, ku është kryesia dhe sekretari i përgjithshëm janë 2 autoritet që përcaktojnë modalitet, ne nuk jemi si partia që ka celur procesin në FB, ne jemi serioz, kemi njoftuar çeljen, me vendim unanim, kanë vendosur se vendimi i Bashës është nul, është njësoj si unë të hapë zgjedhjet në PD, aq kompetencë ka Basha për zgjedhjet në FRPD. Pashë që thonin Belindi po e bën këtë për të mbajtur karrigen, ndryshe nga partia dhashë shembullin tim, hoqa dorë. Unë s’jam pjesë e procesit, ata të zgjedhin procesin që duan të drejtojnë. Në grupin e punës personal të Bashës, nuk është as sekretari i përgjithshëm, unë kam kërkuar që ky forum të jetë i pavarur, forumi rinor është inkubatori i brezi të ri dhe deri ditën e fundit do të vijojë që të luftojë për këtë qëllim”, u shpreh Këlliçi.
Në fund, ai komentoi edhe deklaratën e Bashës se ka arritur që të marrë Bashkinë e Tiranës, vetëm sepse mbajti larg Sali Berishën.
“Berisha ka vënë infrastrukturën e mundshme logjistike të PD për të zgjedhur Bashën kryetar Bashkie dhe ka qenë një betejë e jashtëzakonshme e një miku tim, Arben Ristani që ka kompromentuar edhe figurën e tij se i qëndroi besnik transparencës së çdo vote, edhe pse u duk sikur komprometoi figurën e tij, ai qëndroi besnik që të hapeshin kutit”, përfundoi Këlliçi në studion e Report Tv.