Me siguri tani që do të lexoni këtë artikull do të vraponi menjëherë drejt kuzhinës për të parë se ç’ka në frigorifer apo sipër sobës, ndërsa ata që janë në punë u duhet të rrëmojnë në ndonjë sirtar me shpresën se mos gjejnë ndonjë çokollatë apo frut.
DASHI: Nuk ka rëndësi nëse e takoni në rrugë, në bibliotekë, në spital apo duke pritur në radhë, nëse i ofron diçka për të ngrënë një Dashi, e sigurt që s’do t’ju thotë jo, sidomos n.q.s është diçka pikante. Në përgjithësi të lindurit në këtë shenjë janë më të dhënë pas ushqimeve të kripura, por nuk u ngelet hatri nëse i qerasni me ndonjë çokollatë ose ëmbëlsirë. Dhe mos mendoni se ua prishni mendjen veç me gjëra të thjeshta, Dashi dëshiron receta të larmishme nga më të thjeshtat e deri tek ato më komplekset.
GAFORRJA: Marrëdhënia që ka Gaforrja me ushqimin është mjaft e çuditshme. Ndryshe nga Dashi që s’refuzon asnjë mundësi për të mbushur barkun, të lindurit në shenjën e Gaforres nuk është se duan të hanë me pahir, por kur ulen për të ngrënë e sigurt që s’çohen derisa të plasin.
PESHQIT: Edhe pse është një shenjë që synon gjithçka që është shpirtërore, Peshqit nuk u thonë kurrë jo të ëmblave.