Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se “angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të 2021”.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha sot se “SHBA mbështet gjithashtu edhe nismën Ballkani i Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të 2021. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu mbështesin ‘Open Balkans’, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”, tha Kim.