Fifi ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” se jashtë ka lënë disa projekte të papublikuara. Një prej tyre është edhe një këngë me Flori Mumajesin, për të cilën ka xhiruar dhe klip.
Fifi ka treguar se kënga nuk është publikuar prej dy vitesh edhe pse është gati dhe arsyeja është Flori.
“E kam një këngë me videoklip gati që dy vjet, që rri aty klipi”, tha ajo, duke shtuar se është xhiruar kur nuk kishte nisur ende të binte nga pesha dhe kjo është aryseja që është shtyrë publikimi, pasi Flori shqetësohet se mos ajo ndihet keq.
“I kam thënë: Nxirre se mua nuk më vjen keq si kam qenë, nuk më vjen turp”, shtoi ajo.