Kompania amerikane Pfizer ka zhvilluar një ilaç që do të trajtojë sëmundjen e koronavirusit Covid-19. Ky ilaç thuhet se do të ulë numrin e pacientëve për shtrim në spital, si dhe do të reduktojë ndjeshëm fatalitetet deri në 89%.
Ilaçi që ka zhvilluar Pfizer pritet që të ndryshojë mënyrën se si po trajtohet Covid-19, por edhe rrjedhën e pandemisë. Pas deklaratës së Pfizer për këtë ilaç, aksionet e kompanisë u rritën me 11%.
Prodhuesi i barnave tashmë do t’i dorëzojë rezultatet e këtij ilaçi te autoritetet rregullatore të SHBA-së dhe do të kërkojë autorizim për përdorim urgjent sa më parë të këtij medikamenti.
Aktualisht kompania Pfizer ka zhvilluar vaksinën kundër Covid-19 në bashkëpunim me kompaninë BioNTech.