Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar aktualitetin politik në vend.
Spahiu duke analizuar figurën e Berishës shprehet se edhe Enver Hoxha nëse do të ishte lider në demokraci do të ishte më i butë se Berisha dhe që as krahasohej me të në kontekst tjetër.
“Enver Hoxha ishte me i ndershëm se Berisha. Hoxha deri në minutën e fundit qëndroi aty sekretar i partisë nuk i kaloi stafetën Ramiz Alisë deri sa ndërroi jetë. Nëse Berisha do ishte sekretar i parë në kohën e komunizmit do të ishte më i ashpër se Enver Hoxha. Po t’i ballafaqojmë në distancë Berisha ka karakter më agresiv se sa Enver Hoxha.
Nëse Enver Hoxha do të ishte në demokraci nuk do të ishte një lider politik më i ashpër se Sali Berisha. Mendoj që Enver Hoxha do të ishte më tolerant se Berisha. Nuk është se Enveri do të ishte në demokraci dhe do të vriste në të njëjtat rrethana të ndryshme. Në këtë kontekst Berisha gjen dhe bën.”, u shpreh Kreshnik Spahiu.