Gjatë vizitës në Turqi, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca është takuar edhe me homologun turk Bekir Pakdemirli.

“E falënderova ministrin për mbështetjen që i është dhënë Shqipërisë këto kohë”, u shpreh Krifca.

Ministrja Krifca, i shprehu homologut turk vlerësimin për pajisjet e dhuruara në luftën kundër përmbytjeve dhe vërshimit të ujërave, për dijen e praktikat moderne të ofruara për kullimin e vaditjen, si dhe për formimin e specialistëve tanë në fushën e veterinarisë dhe mbrojtjes së shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore, administrimit të kullotave dhe menaxhimin e burimeve ujore.

“Ministri Pakdemirli, ofroi angazhimin e tij të plotë dhe më siguroi se do të jetë një partner i ngushtë në strategjinë tonë, për të përmirësuar e forcuar zinxhirin e vlerës së produkteve tona”, vijoi ministrja Krifca.

“Kemi nisur nga puna për ta përkthyer këtë angazhim në veprime konkrete, në të mirë të modernizimit dhe zhvillimit të bujqësisë shqiptare”, u shpreh Krifca.