Mëngjesi i sotëm pritet me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme ato priten të jenë në zonat e veriut.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen përkohësisht në pjesën më të madhe të territorit, por në mbrëmje do të dobësohen sërish duke rikthyer kthjelinmet në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 2 – 3 ballë.