Skëndërbeu ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Kukësit në Korçë në kuadër të javës së 8 të Abissnet Superiore.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat.
Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit që zhbllokojnë rezultatin në minutën e 54 me Dwumfour. Nga ky moment Kukësi kërkon më me insistim golin por nuk ia del ta gjejë. 5 minuta nga fundi, Skërdërbeu do të shënonte edhe golin dytë dhe të sigurisë me sulmuesin Mensah.
Kukësi do të ngushtonte rezultatin në minutën 90+9 me Hila që do të tregohej i saktë nga pika e bardhë e panalltisë i cili do të vlente vetëm për statistikë
Kjo është fitorja e parë për “Ujqërit e Dëborës” në kampionat dhe momentalisht renditen në vendin e 8 me vetëm 6 pikë, ndër “veriorët” në vendin e dytë me 14 pikë.