Në përfundim të fjalës së tij, Rama i tha Ferdinand Xhaferrit se të gjithë kur kthehen në darkë në shtëpi nuk ndihen mirë në raport me familjen sepse duken sikur kanë dalë nga një xhungël ku janë kacafytur dhe kanë marrë formën e të dalurve nga mendja.
Nga ana tjetër, Rama i paralajmëroi se do të djegin bishtat e njëri tjetrit me cigaren që e kanë pirë bashkë për 30 vjet.
Rama: Por Ferdinand, një gjë askush nga ju nuk ma mohon dot, kur kthehemi në shtëpi në darkë nuk ndihemi mirë në raport me familjen dhe njerëzit tanë. Ja prap, një zonjë atje qesh. Mua ma ha mendja se qesh se nuk më kupton, jo se familja e sheh se ka dalë nga një xhungël ku sa janë kacafytur dhe marrin formën e të dalurve nga mendja. Për këtë biem dakord. Nga një fjalë që thotë mos i bëj tjetrit atë që të bëjnë ty, sot po e provoni në lëkurë dhe është vetëm fillimi. Tani do të hyni në një fazë ku do ia digjni bishtin njëri tjetrit me cigaren që e keni pirë bashkë për 30 vjet. Në vend që të merren me vendimet apo veprimet e tua, të merren me gjëra që as i ke çuar në mend që t’i bësh. Me gjëra që nuk do të doje kurrë të të ndodhnin. E keni bërë këtë 30 vjet, tani është koha ta provoni vet. Prisni se nuk keni parë gjë akoma. Jo nga unë, por nga njëri-tjetri.