Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP” hynë dy banorë të rinj. Bëhet fjalë për Dj PM (Pajtim Krasniqi) dhe për Dj GAGZ (Arbër Benishta), të cilët janë shumë të njohur në Kosovë.
Ndryshe nga konkurrentët e tjerë, ata kanë hyrë bashkë, por do të luajnë si të ishin një person i vetëm. Ky është misioni i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ishte Arbana Osmani ajo që njoftoi fillimisht se pjesë e këtij reality shoë do të bëhen dy “super çuna”.
Gjatë klipit të prezantimit, të dy djemtë thanë “jemi shumë simpatikë”.