Lulzim Basha thotë se është i vetmi që e ka mundur Edi Ramën në zgjedhje.

Dhe këtë gjë, ai thotë se e bëri duke përjashtuar Sali Berishën nga fushata zgjedhore.

“Së pari dua ta them që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garën për Bashkinë e Tiranës.

Nuk e kam thënë çelsin e fitores, por ishte përjashtimi i Berishës nga fushata në Tiranë.

Në bazë të studimeve kanë rekomanduar largimin e Sali Berishës.

Protagonizmi i Berishës merrte trajtat e një dualizmi.

Unë kam përgjegjësitë e mia, ai duhet të ishte larguar vetë. Duhet të kishte lënë PD dhe kryetarin të hapë rrugët.

Unë kam përgjegjësitë e mia për të lejuar këtë dualizëm” – tha Basha.