Qeveria portugeze ka prezantuar një ligj të ri, që e bën të paligjshme që shefat të kontaktojnë me vartësit e tyre pas orarit të punës. Kjo shikohet nga qeveria si një mundësi e mirë për të vendosur një ekuilibër punë-jetë të qytetarëve, edhe në këtë kohë të akumuluar nga stresi prej COVID-19.
Bizneset do të përballen me gjoba nëse u dërgojnë emaile punonjësve jashtë orarit të punës dhe do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e shtëpisë të bëra gjatë kohës që punonjësit e tyre punojnë nga shtëpia, duke përfshirë faturat e internetit dhe energjisë elektrike.
Stafit me fëmijë do t’i jepet gjithashtu e drejta ligjore për të punuar nga shtëpia derisa fëmijët të mbushin tetë vjeç, pa pasur nevojë që ta aprovojë dikush nga kompania. Kushtet e reja vlejnë vetëm për kompanitë me 10 ose më shumë punëtorë.
“Puna në distancë mund të jetë një “ndryshues i lojës” nëse përfitojmë nga avantazhet dhe reduktojmë disavantazhet,” u shpreh ministrja e Punës, Ana Mendes Godinho.