Si gjithmonë, një muaj nuk mund të jetë i mbarë për të gjithë. E njëjta gjë vlen edhe për muajin dhjetor. Për disa do të jetë i mrekullueshëm, kurse të tjerë do të përballen me pengesa dhe probleme. Nuk është nevoja të panikoseni apo të keni frikë, por jini pak më të kujdesshëm dhe përgatituni për të menaxhuar çdo çështje që lind, me gjakftohtësi dhe optimizëm.

DASHI

Tensionet dhe grindjet me anëtarët e familjes tuaj nuk do të ndalen. Do të ketë shumë gjëra që ata do të përpiqen t’ju bindin të bëni ose të pranoni dhe ju do t’i refuzoni. Sjelljet agresive kundër jush dhe ndërhyrjet në jetën tuaj personale nuk do të jenë të pakta. Do të ndiheni të bllokuar emocionalisht. Një personi i dashur do të ketë nevojë për kujdesin tuaj.

PESHORJA

Gabimet, keqkuptimet, dhe mashtrimet do të jenë të shumta gjatë muajit dhjetor. Kështu që kujdes me nervat, mundohuni të kontrolloni mendimet dhe emocionet spontane. Merrni kohën tuaj, mendoni, reflektoni pastaj veproni. Shëndeti juaj gjithashtu kërkon vëmendje, veçanërisht nëse nuk kujdesni për veten aq sa duhet.