Ministrja Ogerta Manastirliu tha në Komisionin e Shëndetësisë, se financimi publik për shëndetësinë është rritur krahasuar me vitin 2013. Manastirliu tha se në parashikimin e buxhetit 2022 në skemën e rimbursimit të barnave, do të përfitojnë më shumë se 450 mijë qytetarë. Ministrja tha se financimi publik për shëndetësinë është rritur dhe sot është 63.5 mld lekë.
“Financimi publik për shëndetësinë është rritur vit pas viti. Në 2013 e gjetëm 40 e pak për qind financimin për shëndetësinë, sot e kemi 60 për qind. Jo vetëm që është rritur, por është dyfishuar krahasuar me vitin 2013. Qytetarët nga buxheti 2022 do përfitojnë sepse për të gjithë skemën e ribursimit të barnave, do të përfitojnë më shumë se 450 mijë qytetarë. Gjithë paketa anti-COVID, janë parashikaur në buxhetin 2022 brenda skemës së rimbursimit të barnave. Financimi publik për shëndetësinë është rritur. Sot është 63.5 mld lekë. “-tha Manastirliu.