Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë dëgjesës në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka bërë me dije se prej ditës së sotme ka filluar vaksinimi me dozën e tretë për personelin mjekësor dhe moshën +60 vjeç.

‘Ka filluar doza booster apo doza e tretë për grupmoshën +60 vjeç dhe paralelisht edhe për personelin mjekësor i cili fillon të vaksinohet me dozën e tretë nga sot”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha gjithashtu nga do të nisë edhe vaksinimi për grupmoshën mbi 16 vjeç dhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të imunitetit, që kanë rekomandimin e mjeku i familjes.