Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 476 raste të reja me koronavirus nga 3,145 testime të kryera.
Sakaq, 9 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 279 qytetarë janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7,367 viktima. Aktualisht mësohet se janë 8,455 raste aktive me COVID.