Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur ditën e sotme një pikë karburanti në Sarandë.

Nga informacionet paraprake raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.

Shpërthimi në Sarandë vjen vetëm pak javë pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme në një pikë karburanti në Tiranë. Më 9 shtator, një shpërthim u regjistrua në zonën e Bërrylit, duke ngritur sërish çështjen e sigurisë në pikat e furnizimit me karburant.

Detaje të tjera priten në vijim, ndërsa vijojnë verifikimet në vendngjarje.