Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një ceremoni zyrtare homologun e tij, kryeministrin holandez Mark Rutte.

Kryeministri holandez do të qëndrojë disa orë në vendin tone, ndërsa Top Channel më herët zbardhi edhe agjendën.

Pas ceremonisë, deri në orën 12 delegacionet dhe krerët e dy qeverive do të zhvillojnë një takim. Në orën 12 e 30 do të mbahet konferenca për shtyp e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Holandës.

Ndërkohë në orën 14.00 kreu i qeverisë holandeze do të zhvillojë dhe një vizitë në ambjentet e Piramidës që po ristrukturohet. Dy kryeministrit do të bisedojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Holanda ka qënë një ndër vendet më skeptikë për çeljen e negociateve të Shqipërisë më Bashkimin Europian. Dy herë ky shtet e ka refuzuar hapjen e negociatave, ndërsa herën e tretë kur dha dritën jeshile ishte Bullgaria që bllokoi gjithçka. Aktualisht nuk ka një datë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.