Sistemi shëndetësor në Greqinë e Veriut është nën presion mbytës me spitalet qe kane një mbingarkesë shqetësuese. Mbushja e reanimacionit shqetëson specialistët, ndërsa ngarkesa virale rritet dhe rastet pasojnë një rritje eksponenciale
Situata tragjike vazhdon. Reparti i terapisë intensive është plot me njerëz të pavaksinuar. Janë 6 shtretër dhe të 6 janë të zënë nga ata që nuk janë vaksinuar ”- thonë mjekët për meiat greke.
Mjekët shprehen se spitalet e vendit janë mbushur me njerëz të pavaksinuar që janë të infektuar me koronavirus.
“Përqindja është shumë e lartë. Mbi 85%. Ata vijnë të ngarkuar dhe me sëmundje themelore. Ata i dinë problemet që kanë, janë infektuar me koronavirus dhe ulen në shtëpi dhe merren me sëmundjen e tyre pa ardhur në kohë në spital ”. Njësia e kujdesit intensiv, u mbush me shtrimet e njëpasnjëshme”