Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ministrja Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se ditën e premte, në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë do të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e periudhave të sigurimeve shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ibrahimaj bëri me dije se falë kësaj marrëveshje, të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovë do të mund të përfitojnë nga përfitimet për barrë lindje, për aksidentet në punë dhe nga pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensioneve familjare në të dyja vendet.
Delina Ibrahimaj: Ministria e Financave dhe Ekonomisë prezantoi sot një marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet ditën e premte në mbledhjen e përbashkët të qeverive. Marrëveshja ka të bëjë me mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë dhe konkretisht është marrëveshja për njohjen e periudhave të sigurimeve shoqërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja është shumë e rëndësishme për të siguruar një trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve, të vetëpunësuarve, të cilëve konkretisht do t’i njihen periudhat e sigurimit dhe të kontributeve në të dyja vendet. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovë do të mund të përfitojnë nga përfitimet për barrë lindje, për aksidentet në punë dhe nga pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe pensioneve familjare në të dyja vendet. Kjo është një marrëveshje që nga qeveria shqiptare është lidhur dhe me shumë vende të tjera. Aktualisht janë 3100 shqiptarë që punojnë apo jetojnë në vende të tjera dhe përfitojnë nga mbrojtja sociale që sigurohet nga kjo marrëveshje.
Pyetje: Bëhet fjalë për njohjen e siguracioneve nga ky moment që nënshkruhet marrëveshja apo edhe e viteve të mëparshme.
Delina Ibrahimaj: Të periudhave të sigurimeve.