Mbretëresha Elizabeth, ka reaguar lidhur me lajmet e ditës së djeshme se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Përmes një mesazhi të veçantë, ajo u ka folur udhëheqësve të Kishës për mungesën e saj nga Asambleja e Përgjithshme e Kishës së Anglisë, ku ishte gjithmonë e pranishme si Guvernatorja supreme e Kishës së Anglisë me bashkëshortin e saj të ndjerë Princin Filip, Duka i Edinburgut.

Mesazhi i Elizabethës pas thashethemeve për shëndetin e saj
“Është e vështirë të besohet se kanë kaluar më shumë se 50 vjet që kur Princi Philip dhe unë morëm pjesë në mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme. Askush prej nesh nuk mund të ngadalësojë kalimin e kohës dhe ndërsa ne shpesh përqendrohemi në gjithçka që ka ndryshuar në vitet e kaluara, shumë mbeten të pandryshuara, duke përfshirë Ungjillin e Krishtit dhe mësimet e tij,” tha Mbretëresha Elizabeth në mesazhin e saj drejtuar gjeneralitlexuar nga Princi Eduar.

Ai shtoi: “Për njerëzit e besimit, vitet e fundit kanë qenë veçanërisht të vështira, me kufizime të paprecedentë në aksesin në adhurimin publik. Për shumë, ishte një kohë stresi, trishtimi dhe lodhjeje.

Megjithatë, Ungjilli solli shpresë, siç bëri gjatë shekujve. Kisha është përshtatur gjithashtu me realitetin e ri të pandemisë së koronavirusit dhe ka vazhduar shërbesën e saj, shpesh në mënyra të reja, siç janë format dixhitale të adhurimit”.