Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të takohet me kreun e qeverisë Edi Rama. Vizita do të ketë në fokus integrimin e Shqipërisë.
Pas takimit me Ramën, Rutte dhe kryeministri shqiptar do të mbajnë një konferencë për mediat.
Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Dëshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë)
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)
14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologje